Lajme

Gjuriç: Do të kemi letër mbështetëse nga kongresmenë amerikanë


Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriç

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, ka thënë se pritet që një numër i konsiderueshëm kongresmenësh amerikanë të ofrojnë mbështetjen e tyre karshi shtetit të Serbisë, dhe rritjen e nivelit të marrëdhënieve të ndërsjella.

Sipas Gjuriç, “Kosova është njëra nga temat e rralla në të cilat nuk pajtohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Pres që nga fundi i muajit të kemi një letër mbështetese për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë nga një numër më i madh kongresmenësh krahasuar me ata të cilët nënshkruan letrën kritikuese nga pozicionit të Serbisë dhe që afirmuan pozicionin e partive tjera”, deklaroi Marko Gjurip, transmeton Tanjug.

Kongresi amerikan

Sipas tij, marrëdhëniet ShBA-Serbi janë në një “konstancë rritjeje”.

“Unë kam dy herë më shumë miq në Kongresin Amerikan sa ç’kam pasur para një viti”, ka thënë ai për agjensinë e lajmeve serbe dhe se ka “filluar përvetësimi intensiv i anëtarëve të rinj të Kongresit dhe Senatit për grupin serb”.

Ndërkaq në tetor të këtij veti Shtatë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë pjesë edhe të grupit shqiptar, i kanë kërkuar Presidentit, Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, që të dyfishojnë përqendrimin e tyre në zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar Zyrtarëve të Lartë të ShBA-së, kongresmenët, Richie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Mondaire Jones, Carolyn Maloney dhe James McGovern kanë theksuar krizen që kaloi mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruhet në njoftimin dërguar Albanian Post.

Letra e kongresmenëve amerikanë drejtuar Joe Biden

“Në javën e fundit, ka pasur një situatë shqetësuese, e cila ishte rezultat i mobilizimit ushtarak në kufi, i cili ka rrezikuar stabilitetin e brishtë në rajonin e Ballkanit. Aleati i Kosovës jepini trajtim dhe njohje të drejtë si shtet i pavarur,” shkruhet në letrën dërguar Joe Biden-it dhe Blinken-it.

Kjo letër gjithashtu ngret shqetësim për avionët luftarakë që flutuarn mbi pikat kufitare të Kosovës.

“Rrethi i fundit i trazirave u ndez nga një ndalim reciprok i automjeteve me targa serbe që hyjnë në territorin sovran të Kosovës – një reagim ndaj një lëvizjeje që Serbia e ka bërë për dhjetë vjet kur bëhet fjalë për targat e Kosovës. Sipas atij ndalimi, shoferëve u kërkohej të përdorni targa të përkohshme gjatë ngasjes jashtë kufijve ”, thuhet në tekst.

“Shumica, nëse jo të gjitha, pajisjet ushtarake serbe të përdorura nga Serbia u siguruan nga Rusia – aleati i saj më i ngushtë. Ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan -Kharchenko vizitoi kufirin më 26 shtator 2021, i shoqëruar nga ministri serb i mbrojtjes Nebojsha Stefanovic dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Nga Serbia nga Milan Mojsiloviç, i cili konsiderohet legjitimimues dhe mbështetës i mëtejshëm i këtyre taktikave të Serbisë “, specifikohet teksti dërguar Biden dhe Blinken.

“Ne ju bëjmë thirrje që të dënoni përshkallëzimin e fundit të tensioneve dhe mobilizimin e ushtrisë serbe, si dhe të inkurajoni administratën tuaj që t’u bashkohet partnerëve tanë në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veriatlantike (NATO) në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe përfundimtare”, përfundon letra e kongresmenve dërguar Presidentit të ShBA-së dhe Sekretarit të Shtetit.

Ndërsa edhe në fund të muajit tetor, Gabriel Escobar mbajti seancë dëgjjimore para kongresit amerikan, ku u pyet për Kosovën dhe Serbinë. 

Kongresmenët treguan interesimin e tyre të veçantë, kur është fjala për Serbinë në raport me mediat dhe demokracinë, por veçanërisht në dialogun me Kosovën.

Gjatë seancës dëgjimore të Escobar-it, Jim Costa iu referua dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se kjo gjë “në pjesën më të madhe ka stopuar”, dhe se dëshiron të dëgjojë se si administrata Biden synon të mbështesë BE-në në këtë dialog.

Ndërkaq edhe kongresmeni David Cicilline shtroi pyetjen për “rolin e Rusisë në eskalimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ambasadori rus u pa me Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë në barakat ushtarake pranë kufirit, bash gjatë kohës së protestave për targat”, tha Sislin, kur pyeti sa “çfarë përfiton Rusia nga kjo?”.

Ndërkaq Escobar tha se Kosova dhe Prishtina “duhet të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve”.

“Dialogu”, tha Gabriel Escobar, “është forma përmes të cilës mund të arrihet zgjidhje. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e Lajçakut për të iniciuar dialog, që, përnga perspektiva jonë, të jemi për t’u dalur në ndihmë të dyja plaëve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura”.

“Në ndërkohë, edhe pse s’jemi pjesë e dialogut, ne ende po punojmë ngushtë me Lajçakun që t’i bëjmë të dy palët të jenë më fleksibilë dhe pragmatikë, dhe të drejtuar drejt zgjidhjes”, tha Escobar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore