Jetesë & Stil

Gjuha e trupit në politikë


Komunikimi  është tipari kryesor që difrencon qënien njerëzore nga qëniet e tjera.

Në botën e politikës çdo detaj merr rëndësi. Përveç gjuhës verbale një rol shumë të rëndësishem luan edhe gjuha jo verbale, siç është  mimika, gjestet apo gjuha e trupit.

Ka elementë të kësaj gjuhe të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo percjelljen e mesazhit.

Eksperte e marrëdhënieve me publikun, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini, analizon disa nga gjestet që përdorin politikanët në vendin tonë.

Për shembull: ngritja e zërit  gjatë një fjalimi politik ka një efekt negativ, i cili nuk është në favor të një suksesi në skenën politike. Politikanët më shumë i ngjajnë një aktori i cili i përmbahet një skenari të caktuar.

Duart e ulura tregojnë ndjenjë autoriteti, madje mbizotërim ose sfidë. Kur një person e bën këtë ndërsa flet, kjo do të thotë se ai nuk do të tërhiqet.

Duart pas trupit zakonisht tregojnë besim, pasi trupi i përparmë dhe pjesët vitale janë të ekspozuara.

Shtrëngimi i grushtit zakonisht nënkupton qëndrueshmëri ose zgjidhje.

Dora në zemër, ky gjest përcjell dëshirën e një personi për t’u besuar ose pranuar. Megjithëse synon të komunikojë sinqeritetin, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht ndershmëri.

Gishti tregues drejtuar një personi gjatë fjalimit tregon është një gjest autoritar.

Duart në xhepa tregojnë mosgatishmëri, mosbesim dhe ngurrim./Albanianpost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore