Kosova

Gjuajtje me armë në Deçan, arrestohet një person


Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, të mërkurën, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale shkaktim i rrezikut tё pёrgjithshёm, mbajtje nё pronësi, kontroll apo shfrytëzim tё paautorizuar tё armëve.

Përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, PK-ja ka njoftuar se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku aty kuptuan se pas një përleshje mes disa personave ka pasur të shtëna me armë zjarri, në fshatin Isniq të Deçanit.

“Nga deklarimi i ankuesit ёshtё kuptuar se i dyshuari ka gjuajtur me armё zjarri nё drejtim të shtёpisё sё viktimёs dhe vёllait tё tij”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përpos bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, po ashtu atij edhe iu është sekuestruar një armë.

“Nga veprimet hetimore tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё janё siguruar informacione pёr identitetin e personit tё dyshuar, fillimisht ёshtё bёrё bastisja e shtëpisë sё tij, dhe nё bashkëpunim me qytetarët ёshtё arritur tё sekuestrohet: Arma e tipit AK-47”, kanë shkruar ata në Facebook.

Me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore