Jetesë & Stil

Gjon’s Tears tregon se u përkrah në muzikë nga Dafina Zeqiri, Arilena Ara e Ronela Hajati


Këngëtari me origjinë shqiptare, tashmë i njohur ndërkombëtarisht, Gjon’s Tears, i cili njihet për intervistat e tij të çiltra, së fundmi ka zbuluar emrat e artistëve të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin muzikor.

Lista e ngushtë e artistëve, që sipas, Gjon’s Tears, e kanë suportuar atë që në fillimet e tija përbëhet prej këngëtareve; Dafina Zeqiri, Ronela Hajati e Arilena Ara.

Madje, për Arilena Arën, Gjon’s Tears, është shprehur se ka shumë konsideratë për të dhe e cilëson si një vajzë shumë të mirë.

Këto komente Gjon’s Tears, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Muharremaj, i ka bërë gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Wake Up”, ndërsa kur gazetarja shtoi se “të gjitha artistet janë të mira”, ai e kundërshtoi atë.

“Jo, jo të gjithë janë të mirë. Nuk ja vlen të përmend emra”.

“Bota e muzikës është e komplikuar dhe është vështirë të dallosh cilët janë të vërtetë e cilët jo. Duhet t’i takosh personalisht, në mënyrë që të kuptosh se si janë njerëzit”, ka thënë ai.

Gjon’s Tears

Ndryshe, Gjoni i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision-in” e sivjetmë, ku edhe u pozicionua në vendin e 3-të, në një intervistë të dhënë muaj më parë ka rrëfyer se në listën e tij të profesioneve, kishte edhe plane të tjera nëse në sferën e muzikës nuk do të tregohej i suksesshëm.

Artisti i talentuar ka treguar se nëse nuk do të ishte pjesë e muzikës, ai do të ishte me patjetër pjesë e arsimit.

“Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike”, tha ai.

Tutje, Gjoni, ka folur edhe rreth asaj se si një nga mësuesit e tij e kishte de motivuar për të nisur rrugëtimin drejt ëndrrës artistike.

“Unë kam pasur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do bëhem mësues dhe do ju tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë. Ai ishte një mësues i pakuptueshëm”.

“Një gabim të vogël bëja unë matematikë, dhe isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, tregoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore