Muzikë

Gjon’s Tears i rikthehet spektaklit “The Voice”


Gjon's Tears - Artist

Artisti zviceran me prejardhje shqiptare, Gjon Muharremaj i njohur me nofkën artistike si – Gjon’s Tears, i është rikthyer garës në muzikë në një spektakël tjetër të zbulimit të talentëve.

Bëhet fjalë për “The Voice All-Stars”, një spektakël që po realizohet në Francë, në audicionet e fshehta e të cilit u shfaq edhe Gjon’s Tears.

Gjoni po kthehet në shfaqjen që e ndihmoi atë të tërhiqte vëmendjen e publikut për sezonin e veçantë të përvjetorit të “The Voice”, ku shfaqen ish-konkurrentët më të njohur.

I vetmuar me pianon e tij është mënyra se si përsëri Gjon’s Tears ka vendosur të shfaqet pranë publikut, teksa ka interpretuar këngën e Yesult me titull “Corps”.

Mes tjerash, këngëtari bëri një interpretim prekës, i cili bëri që pesë trajnerë të kthejnë karriget e tyre.

“’The Voice’ më lejoi të di se sa vlej në biznesin e muzikës … të kthehem në skenën e ‘The Voice’ më sjell shumë kujtime”.

“Në sezonin e tetë, unë u shfaqa në skenë. Këtë herë dua të qetësohem dhe dua që trajnerët dhe shikuesit të lëvizin”, tha Gjon’s Tears.

Në vitin 2019, publiku francez u mahnit nga interpretimi i tij emocional i këngës “Christine” në këtë spektakël, kur aso kohe ishte vetëm 20 vjeç.

Gjon’s Tears, kishte shënuar sukses në spektaklin “The Voice” bashkë me trajnerin e tij të asaj kohe, Mika-n. Ndërkaq, që sukseseve nuk ju nda, ndërsa ishte përzgjedhur si artisti që do ta përfaqësonte Zvicrën në Festivalin Evropian të Këngës – “Eurovision”.

Gjon’s Tears në “Eurovision”.

Në “Eurovision”, Gjon’s Tears fitoi vendin e tretë, për çka u urua e komplimentua pafund.

Spektakli, “The Voice All-Stars” feston 10 vjetorin e shfaqjes dhe me rastin e këtij viti jubilar, trembëdhjetë zërat më të njohur të programit janë mbledhur për të fituar trofeun për zërin më të mirë ndër zërat më të bukur.

Ndërkaq, përpos, Gjon’s Tears, një tjetër emër i njohur që do të jetë pjesë e këtij spektakli është edhe Emmy Liyana, e cila po ashtu ishte pjesë e “Eurovision-it”, në vitin 2018, përderisa u prezantua me këngën “Ok ou KO”.

Emmy Liyana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore