Shqipëria

Gjonaj: Ndihmë juridike nga Spanja për vdekjen e Saimir Sulës


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka zvilluar një takim online me homologun spanjoll, Juan Carlos Campo Moreno.

Ndër pikat e diskutuara ishin reforma në drejtësi,  lufta e korrupsioni si dhe krimi i organizuar.

Gjonaj i ka kërkuar autoriteteve spanjolle informacione për letër-porosinë, në lidhje me rastin e Saimir Sulës, i riu i cili humbi jetën në rrethana misterioze në një spital në Barcelonë.

Ajo shtoi se ka kërkuar ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë.

Sula humbi jetën më nëntë maj të vitit 2020, në një spital të Spanjës. Familjarët e tij kanë denoncuar rastin në prokurori me pretendimin se atij i mungonte zemra. Majlinda Sula ajo që ngriti pretendime për mjekim të gabuar në Barcelonë çka solli nisen e hetimeve në Tiranë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë shkruhej se Campo Moreno ka ofruar mbështetjen e Spanjës, për të konkretizuar dhe bashkërenduar bashkëpunimin sipas fushave me interes të përbashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore