Euro 2020

Gjobitet Anglia për incidentet e ndeshjes kundër Danimarkës në gjysmëfinale


Shoqata e Futbollit Angleze (FA) është gjobitur me 30,000 euro për tre incidente gjatë fitores së Anglisë në gjysmë-finale të Euro 2020 ndaj Danimarkës, duke përfshirë edhe një tregues laser që i ishte drejtuar portierit danez, Kasper Schmeichel, teksa Harry Kane godiste penaltinë.

Gjoba nga UEFA ishte gjithashtu për shkak se fansat anglez brohorisnin kundër himnit danez dhe ata kishin vendosur fishekzjarrë, gjë e cila nuk ishte e lejuar.

Anglia fitoi ndeshjen 2-1 në Wembley, dhe u kualifikua për të u përballur me Italinë.

Sa i përket incidentit me laser, Schmeichel priti goditjen e Kane nga penaltia por sulmuesit anglez iu kthye topi dhe ai shënoi lehtësisht.

Zyrtarët e FA dhe UEFA kërkuan burimin e treguesit të laserit kur u njoftuan për herë të parë për përdorimin e tij gjatë gjysmës së parë të kohës shtesë.

Sidoqoftë, ata nuk ishin në gjendje të gjenin përgjegjësit.

Pas lojës, përfaqësuesit danezë të FA u pyetën nëse dëshironin të bënin një ankesë zyrtare, por thanë se ata nuk dëshironin ta çonin çështjen më tej.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore