Sport

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të Ligës së Kampionëve


Vetëm tetë skuadra kanë mbetur në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, kështu që hapi tjetër do jetë shorti për çerekfinalet.

Klubet e mbetura angleze janë: Manchester City, Liverpool dhe Chelsea, të cilët janë ndër favoritët për të shkuar deri në fund, por Real Madrid dhe Bayern Munich gjithashtu janë favorit për të shkuar në finale.

Shorti i çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve do të fillojë në ora 12:00 (me orën tonë lokale), e cila do mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Kur bëhet fjalë se a munden ekipet e të njëjtit shtet, ose të njëjtit grup të luajnë kundër njëra tjetrës, këtu nuk ka pengesa, pasi nga tetë skuadrat, të gjitha mund të përballen me njëra tjetrën.

Villarreal dhe Benfica janë dy skuadrat me të cilat gjashtë skuadrat e mbetura do të kërkojnë të i bie në shortin e sotëm të çerekfinaleve, por nuk do të jenë aspak të lehtë për të luajtur kundër tyre.

Villareal ka pasur suksese të mëdha në vitet e kaluara në Europa League, në krye me trajnerin Unai Emery, ndërsa gjigantët portugez kanë mposhtur Barcelonën dhe kanë eliminuar Ajax-in këtë sezon.

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.

Do të ketë dy ndeshje në çdo natë, që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Liverpool, Bayern Munich, Manchester City dhe Real Madrid kanë rezervuar tashmë një vend në çerekfinale, pasi kanë fituar ndeshjet e tyre javën e kaluar.

Madrilenët mposhtën PSG-në, ku në Santiago Bernabeu shënuan tre gola me anë të Karim Benzema.

Liverpool e kishte të vështirë kualifikimin kundër Inter-it, ndërsa Bayern dhe Manchester City u kualifikuan lehtësisht.

Këtë javë, Atletico Madrid, Benfica, Villarreal dhe Chelsea siguruan vendin e tyre në çerekfinale.

Ekipet e mbetura për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë:

Liverpool

Bayern Munich

Manchester City

Real Madrid

Atletico Madrid

Benfica

Villarreal

Chelsea

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore