Sport

Gjithçka që duhet të dini rreth çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve


Të premten është hedhur shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të ketë përballje shumë interesante.

Ka një përsëritje të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar teksa Real Madrid do të kërkojë të hakmerret ndaj Chelsea-t.

Në anën tjetër Manchester City dhe Atletico Madrid do përballen për herë të parë në histori.

Këto janë katër çerekfinalet e Ligës së Kampionëve:

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool

Kur janë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve?

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 12 dhe 13 prill.

Chelsea – Real Madrid

6 Prill: Chelsea – Real Madrid në Londër dhe pa tifozë nëse nuk ndryshon asgjë.

12 Prill: Real Madrid – Chelsea në Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

5 Prill: Manchester City – Atletico Madrid në Manchester

13 Prill: Atletico Madrid – Manchester City në Madrid

Villarreal – Bayern Munich

6 Prill: Villarreal – Bayern Munich në Villareal

12 Prill: Bayern Munich – Villarreal në Mynih

Benfica vs Liverpool

5 Prill: Benfica vs Liverpool në Lisbonë

13 Prill: Liverpool vs Benfica në Liverpool

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Gjysmëfinalja e parë do të jetë mes fituesit të ndeshjes Manchester City – Atletico Madrid dhe fituesit të duelit Chelsea – Real Madrid.

Ndërsa, gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes fituesit të ndeshjes Benfica-Liverpool, kundër fituesit të duelit Villarreal-Bayern Munich.

Kur janë gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve?

Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve fillojnë më 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore