Përballje

Gjilani fiton përsëri, Prishtina dhe Drenica ndajnë pikët


Gjilani ka arritur një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme përballë Dukagjinit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani ka vazhduar ecurinë e jashtëzakonshme të ndeshjeve pa humbje, duke fituar këtë herë përballë Dukagjinit.

Ishte i përhershmi Gerhard Progni, ai që ishte vendimtar për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Progni në minutën e 24-të i dhuroi epërsinë Gjilanit, duke u treguar i saktë nga 11 metra.

Punët skifterëve iu vështirësuan shumë në fund të pjesës së parë, kur portieri Enea Kolici u ndëshkua me karton të kuq.

Mentor Zhdrella ishte ai që barazoi shifrat në pjesën e dytë.

Mirëpo, edhe pse me një futbollist më pak, Gjilani përsëri arriti ta gjejë epërsinë dhe ta ruaj atë deri në fund.

Ishte Gerhard Progni ai që iu solli epërsinë dhe fitoren Gjilanit.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina dështoi të gjejë fitoren përsëri por e shmangi humbjen e pestë radhazi në barazimin 0-0 në fushën e Drenicës.

Tabela e javës së 21-të në Superligën e Kosovës është kjo:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore