Përballje

Gjilani dominon Feronikelin, Dukagjini befason Drenicën


Ndeshjet e Superligës së Kosovës ishin interesante dhe me shumë befasi.

Dueli mes Gjilanit dhe Feronikelit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 5:1.

Të parët shënuan mysafirët në minutën e shtatë me anë të Ardi Qorrit.

Gjilani shënuan dy gola të shpejtë për të marrë epërsinë në pjesën e parë, në minutat 33 dhe 39 më anë të Keita Razak dhe Shend Kelmendit.

Më pas, në pjesën e dytë, Razak shënoi përsëri në minutën e 54-të.

Pesë minuta pas golit të tretë, u shënua edhe i katërti nga Blerim Krasniqi.

Goli i pestë i Gjilanit dhe i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 90-të për rezultatin përfundimtar 5:1.

Gjilani radhiten në pozitën e dytë me 55 pikë, ndërsa Feronikeli janë në pozitën e fundit me 12 pikë.

Dy ndeshjet e tjera të luajtura në Superligën e Kosovës përfunduan me fitore minimale të Dukagjinit dhe Malishevës.

Dukagjini mposhti Drenicën me rezultat 0:1, me anë të golit të Arber Shalës.

Malisheva po ashtu mposhti Ulpianën me rezultat 1:0, me anë të golit të Ronald Sobowale-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore