Përballje

Gjilan deklason Besën me rezultat 5:1


Xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll është mbyllur të hënën më ndeshjen Gjilani – Besa.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, ishte e pamëshirshme ndaj Besës së fundit në tabelë, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Vendasit e Gjilanit zhbllokuan të parët ndeshjen në minutën e 25-të përmes futbollistit shqiptar Arbër Cyrbja.

Pas shtatë minutave pejanët barazuan përmes një penalltie të cilën e konkretizoi Ardit tahiri, por në minutën e 40-të vendasit kaluan përsëri në epërsi me golin e Muhamedin Useini.

Në pjesën e dytë Progni, Hila dhe Razak shënuan edhe tre gola, për ti dhënë një fitore fantastike trajnerit Ismet Munishi.

Me këtë fitore Gjilani shkon ne kuotën e 40 pikëve dhe renditët në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Besa vazhdon krizën duke u pozicionuar e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë, të cilët thuajse janë të rënë nga elita e futbollit kosovar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore