Bota

Gjigandët e naftës fitojnë padinë për klimën, teksa gjykata kërkon rregullim politik


Rreth një duzinë qytete, qarqe dhe shtete në të gjithë SHBA-nё kanë paditur Exxon, Chevron, BP, Royal Dutch Shell dhe kolegët e tyre.

Qyteti i New Yorkut pësoi një tjetër pengesë në përpjekjen e tij për të bërë “Exxon Mobil” dhe kompani të tjera të energjisë të ndihmojnë në mbulimin e kostove publike të trajtimit të ndryshimit të klimës, pasi një gjykatë federale e apelit vendosi që problemi global kërkon më shumë veprime politike sesa ligjore.

Vendimi i cili erdhi të enjten nga Gjykata e Apelit të SHBA-ve në Manhattan është një shenjë paralajmëruese për ata që përpiqen të përdorin gjykatat për t’a konsideruar industrinë përgjegjëse për një problem që mund t’u kushtojë taksapaguesve triliona dollarë në vitet e ardhshme. Chevron, Royal Dutch dhe ConocoPhillips u paditën gjithashtu në këtë çështje.

Gjykata tha se ngrohja globale “është një shqetësim unik ndërkombëtar”, i cili kërkon që qeveria federale të ndërhyjë në vend të gjykatësve. Vetëm Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së ka autoritetin për të rregulluar emetimet e gazeve serrë.

Rreth një duzinë qytete, qarqe dhe shtete në të gjithë SHBA-nё kanë paditur Exxon, Chevron, BP, Royal Dutch Shell dhe kolegët e tyre. Paditë kërkojnë të rimbursojnë tatimpaguesit për kostot e përshtatjes me ndryshimin e klimës – nga ndërtimi i mureve të detit me miliarda dollarë te riparimi i dëmeve nga stuhitë e fuqishme dhe, ndoshta së shpejti, duke zhvendosur komunitete të tëra në brendësi.

Gjykata federale e apelit në San Francisco në vitin 2019 refuzoi një proces gjyqësor të ngritur nё emёr të të rinjve që kërkonin të detyronin qeverinë të hartonte një plan për të hequr gradualisht emetimet e karburanteve. Shumica në çështjen e mbajtur në një vendim të ndarë që ndryshimi i klimës duhet të adresohet nga Kongresi dhe elektorati, jo nga gjykatat.

Exxon po lufton gjithashtu një rast në Massachusetts, ku Prokurori i Përgjithshëm Demokrat i shtetit, vitin e kaluar akuzoi kompaninë për mashtrim të konsumatorëve dhe investitorëve në lidhje me ndikimin financiar të ndryshimit të biznesin tё saj, si dhe vlerën “e gjelbër” të disa prej produkteve të saj. Kompania thotë se padia arrin në ndëshkim të paligjshëm dhe i ka kërkuar gjykatësit ta hedhë poshtë atë.

Exxon në dhjetor tё vitit 2019 u pёrfshi në një proces të ngjashëm por më të ngushtë të ngritur nga shteti i New York-ut. I cili, gjithashtu akuzoi kompaninë e energjisë për mashtrim të investitorëve duke dhënë informacion të rremë se si ajo llogariste koston e ardhshme të ndryshimit të klimës në biznesin e saj.

Minesota dhe Baltimore janë ndër qeveritë e tjera shtetërore dhe lokale që po ndjekin çështjet gjyqësore për klimën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore