Sport

Gjesti i mrekullueshëm në ndeshjen Leicester – Crystal Palace


Në minutën e 34-të mbrëmë, lojtarët e Leicester City-t dhe Crystal Palace-s ndalën ndeshje për të lejuar Fofana-n që të bëjë iftarin.

Ishte pikërisht ajo minutë që shënonte kohën e agjërimit dhe këndimin e ezanit për iftarin në Leicester.

Lojtari i Leicester-it, Wesley Fofana ishte duke agjëruar dhe mbrëmë ishte në 11-shen startuese të Liecester.

Iniciativën e morrën bashkëlojtarët e tij dhe portjeri i Crystal Palace, Vicente Guaita.

Pas ndeshjes, Fofana me një mesazh në Twitter i falënderoi të gjithë.

“Dua të falënderoj Premier Ligën, Crystal Palace-n, Guaita-n dhe të gjithë dhelprat që më lejuan të kompletoj agjërimin në mes të ndeshjes. Kjo është ajo që e bën futbollin të mrekullueshëm”.

Leicester City e fitoi ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 2-1, duke iu afruar edhe më shumë Champions-it për sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore