Shqipëria

Gjesti i fundit i Metës si president


Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e mbylli mandatin e tij në krye të shtetit duke bërë “shqiponjën” me duar.

Sigurisht që pas dorëzimit të detyrës, vëmendja ceremoniale i takonte presidentit të ri Bajram Begajt.

Me përmbylljen e fjalës së Begajt, Meta u kthye nga të pranishmit dhe bëri me duar gjestin e “shqiponjës”.

Kjo e fundit, ka qenë bashkëudhëtare e Metës që pas shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas konferencës së jashtëzakonshme për mediat, ku sqaroi pse kishte marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, Meta u kthye nga mediat duke bërë të njëjtin gjest.

Asokohe, ish-presidenti ç’dekretoi dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i hapur rrugë një tensioni total me mazhorancën aktuale.

Meta, përmes këtij pantomimi me duar, jepte mesazhin se vendimi i tij vinte si “president i të gjithë shqiptarëve dhe i unitetit kombëtar”, jashtë përkatësive politike.

Kujtojmë që Ilir Meta dorëzoi zyrtarisht detyrën të dielën e 24 korrikut.

Pasuesi i tij është ish-gjenerali shqiptar Bajram Begaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore