Sport

Gjesti anti-sportiv i vitit në MMA (VIDEO)


Daichi Abe pasi shtrihu kundërshtarin me “KO”, përfundoi duke i dhënë dhe një shkelm direkt në kokë. Ngjarja ka ngjallur shumë debate, duke e cilësuar si gjestin më anti-sportiv të vitit në MMA.

30-vjeçari u ndesh me Marcos Yoshio de Souza në “Saitama Super Arena” të Japonisë. Në raundin e dytë të përballjes, Abe arriti të godiste në mënyrë të përsosur kundërshtarin me të djathtën, duke mos i lënë kohë reagimi.

Por, Abe e ndoqi De Souza-n edhe kur ai ishte shtrirë në ring dhe i dha një “goditje futbolli” në fytyrë. Një veprim që është rreptësisht i ndaluar në MMA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore