Shqipëria

Gjermania shton Kosovën dhe Shqipërinë në “listën e kuqe” të COVID-19


Gjermania ka shtuar plot 90 vende në atë që njihet si “lista e kuqe” e COVID-19, për vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë, mes të cilave bëjnë pjesë edhe Kosova e Shqipëria.

Teksa vendimi për këtë të fundit ka ardhur më 17 janar, për shkak të numrit të shtuar të rasteve të reja me coronavirus, për Kosovën ka qenë dita e djeshme e 23 janarit, ajo kur u shtua në listë.

I gjithë Ballkani Perëndimor bën pjesë tashmë në listën e kuqe gjermane. Po ashtu, edhe një pjesë e mirë e vendeve evropiane, janë në të, pasi kanë shfaqur raste në rritje.

Ndër vendet e tjera të cilat bëjn pjesë, janë edhe ato afrikane apo aziatike.

Domethënia e këtij përcaktimi, ka të bëjë me faktin se kufizimet e udhëtimeve drejt Gjermanisë, shtohen edhe më tej.

Ato lejohen vetëm për motive pune apo emergjenca dhe përtej certifikatës së vaksinimit, nevojitet edhe testimi, jo më shumë se 48 orë përpara nisjes.

Me valën e fundit të COVID-19, kryesisht për shkak të variantit të ri Omicron, shumë vende evropiane kanë mbyllur kufijtë për udhëtarët, me shpresën se do të frenojnë virulencën.

Por, ajo po shfaqet ndër më të egrat që prej fillimit të pandemisë, me rekorde të njëpasnjëshme rastesh të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore