Bota

Gjermania “shkel” paktin, blen doza shtesë vaksine


Gjermania ka blerë 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer&Biontech, në sajë të një marrëveshje dypalëshe.

Kështu, Berlini devijon nga pakti për solidaritetet mes shteteve anëtare, për t’i siguruar në mënyrë kolektive vaksinat.

Lajmi u publikua fillimisht tek e përditshmja Bild, sipas së cilës ka një marrëveshje analoge për rreth 50 milionë doza nga Gjermania dhe më vonë ka qenë Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, që e ka konfirmuar lajmin.

Një ish-fabrikë e Novartis në Marburg do të shfrytëzohet nga Biontech për të prodhuar më shumë doza duke filluar nga muaji shkurt.

Pakti i përbashkët për sigurimin e vaksinave është realizuar me iniciativën e Komisionit Evropian, krerët e shteteve dhe qeveritë e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Norvegjisë, së bashku me numrin një të Këshillit të BE-së.

Ata shpallën një plan bashkëpunimi global për kërkimin e një vaksine që do të eliminojë koronavirusin, duke përfshirë shkencëtarë dhe autoritete të industrisë dhe qeverive, organizatat ndërkombëtare, fondacione dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore