Lajme

Gjermania kërkon që të blejë tanket e vjetra të Zvicrës


Prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall dëshiron të blejë disa nga tanket e vjetra të Zvicrës Leopard 2 për të kompensuar ato të dërguara në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania mediatike “Politico”, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë zvicerane të Mbrojtjes.

Zvicra, e cila aktualisht ruan 96 tanke të papërdorura Leopard 2, fillimisht duhet të çmontojë zyrtarisht tanket – një vendim që duhet të merret nga parlamenti zviceran, tha Lorenz Frischknecht, zëdhënës i Departamentit Zviceran të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS).

Propozimi gjerman nuk do të shkelte angazhimin e gjatë të Zvicrës për neutralitet.

Kombi alpin është njohur në të drejtën ndërkombëtare si një shtet i paangazhuar që nga viti 1815.

Nëse tanket e prodhimit gjerman çaktivizohen, “do të ishte në parim e mundur, nga pikëpamja e Forcave të Armatosura, të heqësh dorë nga një numër i kufizuar tankesh luftarake”, tha Frischknecht – për sa kohë që vendi mban tanke të mjaftueshme për gjashtë batalione, për të plotësuar nevojat e veta ushtarake.

Në kërkesën e tyre dërguar qeverisë zvicerane më 23 shkurt, autoritetet gjermane kanë siguruar që tanket nuk do të transferohen në Ukrainë, por në vend të kësaj do të dërgohen në Gjermani “ose një partner të NATO-s ose BE-së” për të “mbyllur boshllëqet” e krijuara nga dërgesat e tankeve në Ukrainë.

Në janar, aleatët evropianë të Kievit u zotuan të dërgojnë dy batalione me tanke Leopard 2 – ose rreth 80 automjete – në Ukrainë, duke përfshirë 14 nga Gjermania, ndërsa Ukraina po përgatitet për një ofensivë të madhe pranverore nga Rusia.

Qeveria gjermane ka miratuar gjithashtu shitjen e 88 tankeve të vjetër Leopard 1 nga prodhuesi privat i armëve Rheinmetall në Ukrainë.

Në parim, shitja e tankeve të çmontuara një vendi jo në luftë si Gjermania nuk do të shkelte neutralitetin zviceran.

Por autoritetet zvicerane refuzuan një kërkesë të ngjashme nga Polonia qershorin e kaluar, duke argumentuar se tanket do të duhej të çmontoheshin fillimisht nga Asambleja Federale.

Diskutimet janë “aktualisht duke u zhvilluar” në parlamentin zviceran për ta bërë këtë, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore