Sport

Gjermania fiton medaljen e artë në kalërim artistik


Skuadra e Gjermanisë e përberë nga treshja Dorothee Schneider, Isabell Werth dhe Jessica von Bredow-Werndl kanë arritur të fitojnë medaljen e artë në Tokio 2020 në kalërim artistik.

Treshja arriti nëntë fitore në 10 fazat e fundit të ngjarjes olimpike.

Në total, gjermanet arritën të grumbullonin 8 mijë e 178 pikë, ndërsa pas tyre u renditen SHBA me 7 mijë e 747 pikë dhe Britania e Madhe me 7 mijë e723 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore