Sport

Gjermania fillon bisedimet me Hansi Flick


Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar që shumë shpejtë do të fillojnë bisedimet me Hansi Flick, i cili pritet të jetë zëvendësues i Joachim Low-it pas EURO 2020.

Low do të largohet nga stoli i kombëtares gjermane pas 15 viteve në krye. Gjatë kohës së tij si trajner, ai udhëhoqi Gjermaninë në finalen e EURO 2008 dhe në triumfin e kupës së botës, Brazil 2014.

Flick, i cili drejtoi Bayern-in te një tripletë e madhe sezonin e kaluar, ka konfirmuar që do të largohet nga Bavaria këtë sezon.

Nagelsmann do të zëvendësoj Flick-un te Gjermania, kurse 56-vjeçari është favorit për të qenë trajner i ardhshëm i kombëtares gjermane.

Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi që ai është synimi kryesor dhe bisedimet do të fillojnë shumë shpejtë.

“Është mirë e ditur që Hansi Flick vlerësohet shumë nga ne. Mund të konfirmojmë që tani do të bisedojmë me të dhe agjentët e tij”, federata i tregoi SID-it, një tabloid gjerman i futbollit.

“Nuk do të komentojmë se çfarë do të ndodhë më pas. Do të koordinohemi ndërmes njëri-tjetrit për të planifikuar lëvizjen e radhës. Jemi të qetë”, mbyllën ata.

Largimi i Low do të thotë që Gjermania për herë të parë që nga viti 2006, do të ketë një trajner tjetër në një kompeticion madhor, që është ‘Qatar 2022’, pas EURO 2020-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore