Lajme

Gjermania është kontribuesi më i madh për Ukrainën në Evropë, sipas Scholz


Gjermania u bë kontribuesi më i madh për Ukrainën në Evropën kontinentale pas fillimit të pushtimit të plotë të Federatës Ruse.

Kështu deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë për multimedialin amerikan “CNN”.

“Ne e furnizojmë Ukrainën me armë dhe ndihmën e nevojshme financiare. Ne jemi bërë kontribuesi më i madh për Ukrainën në Evropën kontinentale. Vitin e kaluar, në një mënyrë ose në një tjetër, i kemi dhënë Ukrainës 14 miliardë euro”, theksoi ai.

Sipas Scholz, Gjermania planifikon t’i japë Ukrainës ndihmë të shumëanshme “për aq kohë sa duhet”.

Olaf Scholz tha më herët se Perëndimi është gati të marrë në konsideratë garancitë e sigurisë për Ukrainën, por “në kohë paqeje”.

Kancelari gjerman ravijëzoi se presidenti rus Vladimir Putin duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe kjo është baza për negociatat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore