Covid 19

Gjermania drejt miratimit të testeve për përdorim vetjak


Ministria gjermane e Shëndetësisë ka lajmёruar se shumë shpejt do të miratojë testet e shpejta të Covid 19, të cilat mund të përdoren në shtëpi. Sipas ministrisë, kjo do të ndihmonte në luftën kundër pandemisë.

Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore” duke qenë se, testet e shpejta të deritashme mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë patur gjithashtu mundësinë e marrjes së këtyre testeve që nga dhjetori.

Produktet akoma nuk kanë kaluar procesin e miratimit. Paraprakisht ato duhet të çertifikohen dhe të japin rezultatet e duhura.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrёsit po punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Walger tha se do të duhen disa javё derisa të ndodhë kjo. Testet mund tё dalin nё variante të ndryshme, si mostra me tampon në hundë, ato të gargarës dhe pështymës.

Shoqatat e farmacistëve thanë se çmimet do të llogariten dhe raportohen individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore