Lajme

Gjermania dhe Italia miratuan pagesat e gazit rus në rubla


Autoritetet gjermane dhe italiane u thanë kompanive se mund të hapnin llogari në rubla.

Kjo, për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet kundër Moskës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar burimet e saj pas diskutimeve me Bashkimin Evropian.

Polonia, Bullgaria dhe Finlanda kanë refuzuar të përmbushin kërkesën e Moskës.

Importuesit, sipas qeverisë ruse, duhet të paguajnë për gazin nëpërmjet llogarive në rubla me Gazprombank.

Për këtë arsye, furnizimet e këtyre vendeve janë ndërprerë.

Shtetet e tjera anëtare, megjithatë, nuk kanë qenë të gatshëm të drejtojnë kompanitë drejt veprimeve të tilla.

Kjo, pasi mund të rezultojnë në humbjen e furnizimeve jetike të gazit rus që ngroh shtëpitë dhe fuqizon fabrikat.

Brukseli ka dhënë dy grupe udhëzimesh me shkrim se si të blihet gazi rus pa shkelur sanksionet, shkruan Reuters.

Sipas saj, rruga ligjore mbetet e mjegullt pasi zyrtarët e BE këshilluan gjithashtu firmat në një takim me dyer të mbyllura që të mos hapin llogari në rubla me Gazprombank.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore