Lajme

Gjermania dakordësohet me BE-në për të ardhmen e motorëve me djegie


Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë arritur një marrëveshje për përdorimin e ardhshëm të motorëve me djegie, thanë zyrtarët të shtunën, një çështje që është ndjekur nga afër nga industria e automjeteve.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.

Blloku dhe ekonomia e tij më e madhe kishin qenë në mosmarrëveshje rreth largimit të planifikuar në vitin 2035 të makinave që emetonin dyoksid karboni, por udhëheqësit sinjalizuan ditët e fundit se ishin afër një zgjidhjeje.

Gjermania kishte kërkuar garanci se makinat e reja me motor me djegie mund të shiten përtej afatit, nëse ato funksionojnë me karburant elektronik – një kërkesë e mbështetur nga pjesë të industrisë së fuqishme të makinave gjermane.

Parlamenti Evropian miratoi më 14 shkurt marrëveshjen në lidhje me ndalimin e regjistrimeve të reja të makinave ndotëse duke filluar nga viti 2035.

Çka përmbledh të gjitha automjetet me motorë me djegie të brendshme, të furnizuara nga benzinë ​​ose naftë.

Në Asamblenë Plenare, ligji mori 340 vota pro, 279 kundër dhe 21 abstenime.

Sakaq, dispozita është pjesë e paketës evropiane “Fit for 55”, një seri reformash për të reduktuar ndikimin mjedisor të sektorëve strategjikë të ekonomisë.

Dhe që synon të vendosë rrugën drejt zerimit total të emetimeve të dioksidit të karbonit nga industria e makinave.

Synimi kryesor është ulja e emetimeve të këtyre automjeteve me 100 për qind në krahasim me vitin 2021, duke vendosur një objektiv të ndërmjetëm për vitin 2030 me një ulje prej 55 për qind për makinat dhe 50 për qind për furgonat.

Komisioni Evropian, deri në vitin 2025, do të prezantojë një metodë përmes së cilës institucionet do të jenë në gjendje të llogarisin dhe të komunikojnë të dhëna për emetimet e lëshuara gjatë ciklit jetësor të një makine ose një furgoni për shitje në treg.

Deri në dhjetor 2026, Komisioni do të monitorojë hendekun midis kufijve të vendosur nga legjislacioni dhe vlerave reale të konsumit të karburantit dhe energjisë në çdo shtet anëtar.

Po ashtu do të paraqesë një metodologji të mëtejshme që synon prodhuesit me rregulla për përshtatje.

Çdo dy vjet, Komisioni do të publikojë një raport që thekson përparimin e bërë në fushën e lëvizshmërisë me emetim zero. E para është vendosur tashmë për vitin 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore