Lajme

Gjermani, Tuebingen hap dyert e qytetit


Në Gjermaninë e mbyllur këtë fundjavë, ka ende një vend ku mund të shfletoni dyqane, të merrni pjesë në një shfaqje teatri dhe të relaksoheni në një kafene.

Tuebingen, një qytet universitar në Gjermaninë Jugperëndimore me ndërtesa gjysmë druri, korsi me kalldrëm dhe një sallë të mbuluar me afreske, po kalon kufizimet e vendit, në një kohë pandemikë duke ofruar një ditë të bukur pranë qytetit.

Distanca shoqërore mbetet e vlefshme, me tavolina restorantesh të kufizuara në pesë persona nga dy familje.

Pengesa e vetme për të kaluar në qytet është një test negativ Covid-19, dhe kjo është falas.

Testimi nuk është verifikim përfundimtar nëse je apo jo me Covid-19, sipas ekspertëve, por mund të identifikojë ata që mund të jenë shpërndarës para se të infektojnë të tjerët.

“Është të paktën një mundësi për të fituar pak siguri”.

Për shkak të këtyre bllokimeve, e cila është efektivisht një pararendëse në shkallë të vogël e pasaportave të planifikuara të vaksinave, ka goditur rendin e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Shteti i Saarland-it, planifikon të lejojë vizita në restorante në grupe më të mëdha se 10 persona midis lirive të tjera.

“Ne duam të marrim një rrugë të re në luftën kundër pandemisë”, tha kryeministri i Saarland-it, Tobias Hans, në një konferencë shtypi të Enjten.

Ndryshe nga vendet me qeveri qendrore më të forta, strategjitë e shkëputjes janë të mundshme nën sistemin federal të Gjermanisë.

Ky sistem lejon zyrtarët lokalë që të vendosin vetë rreth masave për shkak të pandemisë.

Kancelarja Angela Merkel në mënyrë efektive bëri thirrje për më shumë përpjekje të tilla, pasi kërkoi falje për planin e një bllokimi mbarëkombëtar gjatë fundjavës së Pashkëve.

“Ne nuk e ndalojmë asnjë kryetar komune ose komisioner rrethi të veprojë në të njëjtën mënyrë. Të gjithë mund ta bëjnë këtë, dhe shteti federal do ta mbështesë gjithmonë atë”.

Bllokimi pesë ditorë gjatë kremtimit të Pashkëve, ishte shenja e fundit e përpjekjeve të kancelares për të krijuar një strategji kombëtare.

Politikanët janë përqendruar gjithnjë e më shumë në pozicionimin e tyre për zgjedhjet e shtatorit, të cilat do të përcaktojnë pasardhësin e saj.

Merkel duhet të respektojë rregullat që mund të zbatohen ose jo në nivel lokal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore