Bota

Gjermani: Laschet, thirrje për ashpërsim të masave anti-Covid


Kryeministri i shtetit të Rhine Westphalia (NRW), Armin Laschet, njoftoi të hënën shtrëngimin e masave kufizuese, në luftën e pandemisë anti-Covid.

Ndërkohë Gjermania po përballet me një valë të tretë të coronavirus-it.

Kërkesa e Laschet-it është pritur me skepticizëm nga ligjvënësit gjermanë.

Kryetari i Partisë Demokristiaen (CDU) tha se Gjermania kishte nevojë për masa më të forta kufizuese, për të ndaluar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në qendrën e vaksinimit të Aachen, Lasschet tha se, Gjermania duhet të krijojë një strategji kufizuese derisa të forcohet imuniteti i popullatës. Gjithashtu ka bërë thirrje për të shmangur kontaktet sociale.

Më 12 prill, do të zhvillohet mbledhja mes kryeministrave të 16 shteteve të Gjermanisë dhe qeverisë federale, për të vendosur mbi hapat e radhës të kufizimeve.

Kryeministri i shtetit Thuringia, Bodo Ramelow, hodhi dyshime mbi strategjinë e homologut të tij.

Bashkëkryetarja e partisë E Majta, Janine Wissler, kritikoi gjithashtu Laschet-in.

Gjermania, edhe pse në disa muaj kufizime, ka parë rritje të infeksioneve të coronavirus-it. Kjo pasi mbetet prapa Britanisë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në ritmin e vaksinimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore