Jetesë & Stil

Gjermani, kafshët mund të adoptohen nga Tinderi


Shoqata e Mirëqenies së Kafshëve në Mynih ka marrë përsipër një qasje unike për adoptimin e kafshëve.

Në aplikacionin e njohjeve Tinder, ata po shpërndajnë foto të maceve. Shoqata punësoi një agjenci rekalash për të kapur në foto macet rrugëve, dhe rezultati ishte mahnitës.

“Rezultati është mahnitës”, tha Jillian Moss për Reuters.

Kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e rritjes së shqetësimeve nga grupet që kujdesen për kafshët, duke qenë se adoptimet u ulën ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë.

Duke vendosur postimin e profileve në Tinder, streha mund t’i lidhë këto kafshë me birësues të motivuar.

Benjamin Beilke, i cili punon në ekipin e komunikimit të Tinder, shtoi se “ne shpresojmë që këto kafshë të gjejnë vërtet një familje të re dhe ky të jetë plan afatgjatë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore