Lajme

Gjermani: Armin Laschet, kryetari i ri i CDU-së


Armin Laschet fiton garën për kryetar të  Unionin Kristian-Demokrat(CDU).

59 vjeçari Laschet arriti në raundin përfundimtar të votimeve, pas largimit të kandidatit të tretë, Norbert Röttgen, nga gara.  Laschet mori 521 vota kundrejt Merz-it, i cili mori 466 vota. Pritet që votimi të zyrtarizohet pas votimit digjital në kongresin e CDU-së. Pritet të zyrtarizohet dhe votimi me postë.

Laschet ka qenë drejtues  i Land-it të veriut, Rhine-Westphalia.  Ai njihet si mbështetës i politikave të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Kur kancelarja gjermane u përball me problemet politike, për shkak të politikës ndaj refugjatëve, në vitin 2015, Laschet ishte një nga bashkëpuntorët më besnikë  të Merkel-it.

Pas procesit të zgjedhjeve, Lashet, falenderoi CDU-në në kongres. Merz dhe Röttgen uruan kryetarin e ri për fitoren./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore