Pajisje

Gjërat që duhet t’i dini para se të blini një pllakë amë


“Motherboard” ose ndryshe pllaka amë është padyshim komponenti më i rëndësishëm i një PC-je, asgjë tjetër nuk funksionon pa të. Por ka disa gjëra që duhet t’i merrni parasysh para se të blini një pllakë të tillë.

Fillimisht do të duhet të zgjidhni “Form Factor”. Pllakat ATX janë të zakonshme, siç është edhe micro ATX (megjithëse këto përmasa janë më të vogla).

Pas zgjedhjes së një “Form Factor”, do t’ju duhet të zgjidhni një fole të procesorit. Ka pasur lloje të ndryshme të foleve të përdorura në të kaluarën megjithatë vetëm tri janë të zbatueshme sot. Këto janë: LGA, PGA dhe BGA. Intel përdor LGA, ndërsa AMD përdor PGA. Foletë BGA nuk janë aq të njohura sa këto të fundit sepse këto janë të lidhura përgjithmonë me pllakën amë. Në varësi të llojit të folesë që keni në pllakën tuaj, kjo do të përcaktojë se çfarë procesori mund të blini.

RAM (Random Access Memory) është tjetra me radhë. Në thelb, pllaka amë që blini do të përcaktojë sasinë dhe llojin e RAM-it që mund të keni. Ne do të rekomandonim zgjedhjen e një pllake amë që mund të strehojë të paktën 16 GB.

“PCI Slots” është një lidhje ose port që ndodhet në pllakën amë, e cila lejojnë lidhjen e “expansion cards”. Nëse jeni lojtar, do të dëshironi të keni të paktën një PCI express x16.

Po ashtu duhet të merrni parasysh numrin e portave SATA i cili ndryshe quhet edhe lidhës. Çdo portë SATA ju lejon të lidhni një “optical drive” dhe “storage drives,” si një SSD ose HDD. Vlen të përmendet gjithashtu se duhet të siguroheni që pllaka juaj amë ofron standardin SATA 6 GB, i cili njihet gjithashtu si SATA 3.0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore