Rajoni

Gjeopolitika dhe vaksinat


Bashkimi Evropian (BE), ka deklaruar se do t’u japë gjashtë anëtarëve të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor (BP), 70 milionë euro për të blerë dozat e vaksinës anti-Covid. Por dërgimi i vaksinave po përballet me vonesa. Sipas analistëve, kjo politikë e fuqizoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Pasi ky i fundit, po shfrytëzon marrëdhëniet me Kinën dhe aleatin e përhershëm, Rusinë.

Vuçiç, iu premtoi Maqedonisë së Veriut, serbëve etnikë në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinës, se do t’iu dhuronte vaksinat anti-Covid.

Serbia, ka marrë 1.05 milionë doza vaksinash dhe ka kontrata për 6.18 milionë më shumë.

Coronavirusi, i ktheu përsëri në vëmendje, konfliktet e zgjatura në Ballkan. Tani, rajoni më i paqëndrueshëm i Evropës, po ndahet përsëri, përgjatë vijës gjeopolitike dhe etnike, nga përpjekjet për të vaksinuar njerëzit.

18 milionë njerëz, që jetojnë në BP, janë goditur rëndë nga coronavirusi. Po kërcënohen përpjekjet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kufitare dhe rreziqet që shtyjnë rajonin më larg orbitës së BE-së. Ndërsa Rusia dhe Kina po përfitojnë nga situara për të shtrirë ndikimin e tyre, në rajon.

Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit në Ljubljanë, Zijad Beçiroviç, thotë se Evropa po dështon në politikat e saj, përsa i përket këtij rajoni. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë ndërprerë lidhjet politike me rajonin. Që me ndërhyrjen, në konfliktin e Bosnjës dhe Kosovës në vitet 1990.

Hungaria, fqinji i Serbisë në veri, vend anëtar i BE-së, këtë javë miratoi vaksinën e Rusisë për përdorim. Kështu, po sfidon BE-në, mbi sundimin e tij gjithnjë e më autokratik.

Bosnja, deklaroi kyreministri, Zoran Tegeltija, nga frika e vonesave, ka porositur vaksina nga Rusia dhe Kina.

“Nuk do të ishte për t’u habitur nëse disa vende ndryshojnë orientimin e tyre gjeopolitik në të ardhmen pikërisht për shkak të trajtimit ‘si të njerkës’ nga BE-ja”.

Megjithatë kundërshtarët e shohin veprimin e Vuçiç-it jo dashamirës, por më tepër si një mënyrë për të nxitur tensionet midis etnive. Në Kosovë, pavarësinë e së cilës si shtet, Serbia refuzon ta njohë, përpjekjen për të vaksinuar serbët në veri të vendit, Qeveria e Kosovës e mori si kërcënim.

Pas luftës që përfundoi në 1999-ën, marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten të tensionuara, pavarësisht  përpjekjeve në vite për të rregulluar lidhjet.

Këtë javë, Vuçiç, tha se do të gjejë një mënyrë për të ndihmuar Kosovën, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore