Gatimi

Gjenetika lidhet me ushqimet që konsumoni


Sipas një studimi të botuar në “Nature Human Behavior”, të Universitetit Osaka dhe Riken Center, ka një lidhje mes gjeneve dhe ushqimit.

Sipas asaj që zbuloi ekipi hulumtues, jo vetëm që disa variante gjenetike do të ndikonin shijet tona në tryezë, por ato do të shoqëroheshin gjithashtu me fillimin e disa sëmundjeve që lidhen me ushqimin, siç janë diabeti dhe kanceri.

 

“Është e vërtetë që ne jemi ajo çka hamë, por tani mund të themi gjithashtu se hamë atë që jemi”, thotë Yukinori Okada, një nga autorët.

Studimi analizoi zakonet e të ngrënit të mbi 160,000 japonezëve, duke studiuar gjenet e pjesëmarrësve, bazuar tek shijet e tyre në tryezë. Ekspertët konsideruan në mënyrë specifike 13 zakone të ngrënies, duke përfshirë konsumimin e alkoolit, kafe, çaj jeshil, qumësht, kos, djathë, tofu, peshk, perime, mish, një ushqim tipik japonez i prodhuar nga soja të thartuara.

Rezultati ishte dhjetë lidhje të reja midis dietës dhe gjenomit, katër prej të cilave kishin të bënin me konsumimin e kafesë dhe tre me atë të alkoolit. Në veçanti, studiuesit zbuluan se një variacion i veçantë i gjenit (polimorfizmi i vetëm nukleotid, SNP), i lidhur me konsumimin e kafesë ose alkoolit, ishte i lidhur me pothuajse të gjitha zakonet e ngrënies.

Për të përcaktuar nëse ndonjë nga SNP-të e shoqëruara me dietë ishte gjithashtu i lidhur me ndonjë sëmundje gjenetike, studiuesit kryen studime të shoqatës gjenomike (ose GWAS), hetime që, duke analizuar variantet gjenetike të gjenomit të plotë të pjesëmarrësve, synojnë të kuptojnë nëse janë të lidhura me disa tipare specifike (në këtë rast, një sëmundje).

Rezultatet treguan se gjashtë nga SNP kishin të bënin me karakteristikën e të paktën një sëmundjeje, përfshirë disa forma të kancerit dhe diabetit të tipit 2: me fjalë të tjera, gjenet do të ndikonin jo vetëm shijet tona për sa i përket ushqimit, por edhe në predispozitën tonë për të zhvilluar disa lloje të sëmundjeve gjenetike.

Sipas Okada, këto rezultate mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme: duke ditur preferencat tona gjenetike për ushqime të caktuara, do të jetë e mundur të identifikohen ata që tentojnë t’i abuzojnë ato, duke parandaluar dëmtimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore