Lajme

Gjenerali amerikan viziton Shkupin


Zëvendëskomandanti i Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Evropë, Gjeneral Majori Joseph Gerrard, do të zhvillojë ditën e hënë, më 8 shkurt, një vizitë një ditore në Maqedoninë e Veriut.

Gjenerali do ta zhvillojë takimin e tij me Ministren e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmilla Shekerinska. Vizita do të zhvillohet në Shkup.

Rikujtojmë se më datë 3 shkurt, Gjenerali Joseph Gerrard zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshin, në lidhje me përgatitjet e mikpritjes së “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

 

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore