Shqipëria

Gjendet i vdekur një emigrant në Devoll


Një person është është gjetur i vdekur në lumin Devoll, më 25 janar. Policia ende nuk e ka bërë identifikimin e tij, por nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Më datë 25 janar 2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore