Kosova

Gjendet i vdekur një 28-vjeçar në stacionin e trenit në Fushë-Kosovë


Një 28-vjeçar është gjendur i vdekur në parkingun e stacionit të trenit në Fushë-Kosovë, të enjten.

Rastin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se “Policia e Kosovës po e heton rastin si vdekje e dyshimtë”.

“Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme”, tha Ahmeti.

Sipas saj “policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”.

Trupi i viktimës me inicialet A.T është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore