Sport

Gjendet i mbytur në liqen babai i Alisson Becker


Babai i portierit të Liverpoolit Alisson Becker, është gjendur pa shenja jete, të mërkurën në një liqen afër shtëpisë së tij, raporton ESPN Brasil.

Jose Agostinho Becker kishte dalë për të shëtitur pasditen e së mërkurës për vonesa e tij, bëri që familja të lajmëron policinë lokale.

57-vjeçari më pas u gjet i zhdukur rreth orës 12:00, por pa asnjë shenjë që dyshohet për vdekjen e tij, raporton policia lokale.

Ashtu si dy djemtë e tij, Alisson i Liverpool dhe Muriel i Fluminense, Jose ishte një portier, ai ka luajtur në ligat amatore të Brazilit.

Vdekja e babait të Alisson dhe vëllait të tij Muriel, ka bërë që tifozët dhe disa klube të futbollit të shprehin ngushëllime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore