Lajme

Gjendet e gjallë, pas më shumë se 40 vitesh, vajza e zhdukur e një çifti të vrarë në 1981


Trupat e Tina Gail Linn Clouse, majtas, dhe Harold Dean Clouse Jr., djathtas, u zbuluan në vitin 1981. Por vendndodhja e vajzës së tyre të mitur Holly, në qendër, ka qenë e panjohur deri më tani.

Pas më shumë se katër dekada, vajza e mitur e një çifti, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në Teksas në vitin 1981, është gjetur shëndoshë e mirë, njofton zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton, shkruan “CNN”, përcjell Albanian Post.

Identitetet e dy trupave, të zbuluar në një zonë pyjore në Hjuston në vitin 1981, ishin të panjohura deri vitin e kaluar, kur hulumtimi gjenetik përcaktoi se bëhej fjalë për Tina Gail Linn Clouse dhe Harold Dean Clouse Jr., thanë prokurorët e Teksasit.

Sakaq, vajza e vogël e çiftit, megjithatë, nuk u gjet pranë eshtrave të prindërve të saj, thanë zyrtarët.

“Familjet Linn dhe Clouse kanë kërkuar përgjigje në lidhje me mirëqenien e Clouse-ve dhe vajzës së tyre, Holly-t, që kur u dëgjuan për herë të fundit në vitin 1980”, tha në deklaratë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit.

“Holly është gjetur shëndoshë e mirë dhe tani është 42 vjeç. Holly është njoftuar për identitetin e prindërve të saj biologjikë dhe ka qenë në kontakt me familjen e saj të gjerë biologjike. Ata shpresojnë të takohen personalisht së shpejti”.

Prokurorët e Teksasit zbuluan se Holly u zbrit përfundimisht në një kishë në Arizona nga dy gra këmbëzbathur me rroba të bardha, të cilat thanë se ishin anëtare të një “grupi fetar nomad” që hante vetëm perime dhe shmangte produkte lëkure, u tha gazetarëve Ndihmësi i Parë Prokurorit të Përgjithshëm, Brent Webster.

“Familja që rriti Holly-n nuk është e dyshuar në këtë rast”, shtoi Webster.

Në fund të dhjetorit 1980, ose janar 1981, familja e çiftit tha se morën një telefonatë nga një grua që e quajti veten “Motra Susan”, duke pretenduar se të dy ishin bashkuar me grupin e saj fetar dhe donin të ndërprisnin të gjitha lidhjet familjare, tha Webster.

“Ata donin t’i kthenin makinën e Tina dhe Dean familjes së tyre”, tha Webster. “Ata po jepnin të gjitha pasuritë e tyre. Motra Susan kërkoi para në këmbim të kthimit të makinës në Florida, ku jetonte familja”.

Hetimi për vdekjen e prindërve të saj është duke vazhduar, bëjnë të ditur autoritetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore