Shqipëria

Gjendet bombë e Luftës së Dytë botërore në Tiranë


Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në ish-fushën e Aviacionit në Tiranë.

Forcat xheniere kanë marrë në mënyrë të kontrolluar bombën 500 kilogramë dhe e kanë zhvendosur drejt bazës ushtarake në Bizë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar menjëherë në mediat sociale duke thënë se bomba është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt në Bizë, prandaj nuk duhet të ketë vend për panik.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100-vjetorin e krijimit, rikonfirmojnë se Forcat e Armatosura (FA) janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit. Bomba e Luftës së Dytë Botërore, që u gjet në kryeqytet, në ish-fushën e Aviacionit, u demolua në mënyrë plotësisht të sigurt nga djemtë tanë të xhenios”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore