Art&dizajn

Gjenden ikonat 300 vjeçare të vjedhura


Ikona e Krishtit dhe e Virgjëreshës Maria, pikturuar përkatësisht në 1735 dhe 1785, u dorëzuan në ambasadën greke në Bejrut për t’u dërguar më pas në Greqi.

Ministria greke e Kulturës, në një njoftim, ka bërë me dije se ikonat janë vjedhur 15 vite më parë, së bashku me objekte të tjera, nga kisha e ”Aghia Triada”, në Oksia, Karditsa.

Ikonat ishin në kërkim nga Interpol-i, në linjën e veprave artistike siç trasmeton ATSH.

Në tetor 2020, dy ikonat u gjetën nga një arkeolog gjatë verifikimit të një liste ankandi që do të mbahej në Dyseldorf./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore