Lajme

Gjenden dokumente të klasifikuara në shtëpinë e Mike Pence


Një avokat i ish zëvendës presidentit amerikan Mike Pence zbuloi rreth një duzinë dokumentesh të shënuara si të klasifikuara në shtëpinë e tij në Indiana javën e kaluar dhe ai ia dorëzoi ato të dhëna të klasifikuara FBI-së.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali amerikan “CNN”, duke cituar burime të shumta të njohura me çështjen.

FBI-ja dhe Divizioni i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë kanë nisur një rishikim të dokumenteve dhe se si përfunduan në shtëpinë e Pence në Indiana.

Dokumentet e klasifikuara u zbuluan në shtëpinë e re të Pence në Carmel, Indiana, nga një avokat i Pence në vazhdën e zbulimeve rreth materialeve të klasifikuara të zbuluara në zyrën dhe rezidencën private të presidentit Joe Biden, thanë burimet.

Zbulimi vjen pasi Pence ka thënë vazhdimisht se nuk zotëronte asnjë dokument të klasifikuar.

Nuk është ende e qartë se me çfarë lidhen dokumentet apo niveli i tyre i ndjeshmërisë apo klasifikimit.

Ekipi i Pence planifikon të njoftojë Kongresin të martën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore