Lajme

GJEDNJ: Moska përgjegjëse për krimet në luftën e Gjeorgjisë


Rusia ka kryer një seri shkeljesh ndaj të drejtave të njeriut gjatë luftës me Gjeorgjinë në vitin 2008.  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)  tha se Moska ishte përgjegjëse për vrasjen e civilëve gjeorgjiane, plaçkitjen dhe djegien e shtëpivë të tyre.

Në një gjykim historik, gjykata tha se Kremlini ishte fajtor për grumbullimin e paligjshëm të Gjeorgjisë etnike dhe  për “trajtimin çnjerëzor dhe degradues”.  Gjykata dënon torturat e të burgosurve gjeorgjianë  gjatë  luftës dhe dëbimin e fshatarëve gjeorgjianë nga shtëpitë e tyre në Osecien e jugut.

Ky vendim vjen 13 vite pas konfliktit pesë ditor midis forcave ruse dhe trupave të gjeorgjisë.  Qeveria e atëhershme gjeorgjiane e Mikheil Saakashvili, filloi përpjekjen  për të dënuar dhe marrë përsëri  kontrollin e territorit të shkëputur të Osecia-s jugore.

Rusia u përgjigj  duke e pushtuar vendin plotësisht.  Rusia dëboi forcat gjeorgjiane, dërgoi tanke, bombardoi, targetoi civilë dhe ushtarakë. Në provat e paraqitura në gjykatën e Strasburgut në 2018,  Tbilisi akuzoi Moskën se ka përdorur forcën pa bërë asnjë “dallim” në fshatrat gjeorgjianë brenda Oseci-es së Jugut dhe në zonat përreth.

Forcat e Oseci-es së Jugut dhe grupet e milicisë lokale ishin përgjegjëse për shumë shkelje. Ata ekzekutuan dy ushtarë gjermanë të zënë robër. Gjykata konfirmon se ata akuzohen se kanë rrahur për vdekje një ushtar.  U vendos që Rusia të  kontrollonte zonën sapo të hynte në fuqi armëpushimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE). Ky armëpushim hyri në fuqi më 18 gusht 2008.

Pas akuzave ndërkombëtare, Rusia nuk arriti të hetojë krimet e luftës dhe abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut. Ajo parandaloi kthimin e 20 mijë gjeorgjianëve që  kishin jetuar më parë në  Oseci-en e  jugut.  Kujtojmë se fshatrat u dogjën plotësisht.

Ministri i Drejtësisë i Gjeorgjisë, Gocha Lordkipanidze,  cilësoi vendimin e Dhomës së Madhe si një “fitore historike”. Ai tha se mbështeste pretendimet e  vendit të tij.  “Rusia pushtoi rajonin e Osetisë së jugut, ose rajonin e Tskhinvali-t. Osecia i përket Gjeorgjisë, së bashku Abkhacinë, një tjetër territor i shkëputur”, tha Lordkipanidze.

“Gjykata Evropiane konfirmoi se shkeljet  e kryera nga Rusia  përbëjnë  një spastrim etnik të gjeorgjianëve gjatë luftës në vitin 2008,” shtoi ai.

Avokati Ben Emmerson, përfaqësuesi ligjor i  Gjeorgjisë, tha se vendimi i gjykatës  pas zbulimeve të saj një ditë pas inaugurimit të Joe Biden,  në Washington nuk është  një rastësi. “Biden-i është  i vendosur të ketë një qasje më të ashpër se sa Trump-i ndaj Putin-it”|.

Ka gjasa që Kremlini të reagojë furishëm. Kremlini  është kundërpërgjigjur gjykata është e njëanshme dhe e politizuar. Rusia akuzoi ish presidentin e Gjeorgjisë, Saakashvili për fillimin e konfliktit duke thënë se ata thjesht ruajtën paqen.  Më 21 janar, Gjykata udhëzoi të dyja palët të bëjnë propozime për dëmshpërblimet.

Përgjigja e Putinit mund të ketë pasoja. Në vitin 2015, Moska deklaroi se ishte në prag të tërheqjes nga GJEDNJja. Kjo e fundit ka shumë raste kundër shtetit rus.

Në një çështje të veçantë javën e kaluar gjykatësit vendosën që Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë në 2014. Gjatë kësaj periudhe  gjykata  tha se kishte prova prima facie (prova të pakundërshtueshme) që Moska  kishte dhunuar të drejtat etnike të ukrainasve dhe tatarëve në Krime. Moska ka zhdukur dhe ushtruar tortura ndaj këtyre grupeve etnike.

“Qeveria gjeorgjiane deklaroi se aeroplanët rusë kryen më shumë se 100 sulme ndaj gjeorgjianëve brenda pesë ditësh. Ka prova që dëshmojnë se bombat ruse u hodhën në zonat civile. Këto bomba duke vrarë dhe plagosur njerëz të pafajshëm. Provat përfshinin deklaratat e dëshmitarëve, pamjet satelitore dhe përgjimet video dhe telefonike”.

Tbilisi tha se trupat ruse mësynë  në dy provincat e shkëputura të Gjeorgjisë, në  Oseci-en e jugut dhe në Abkhaci kur shpërtheu konflikti. Përafërsisht 30 mijë ushtarë ndërhynë ushtarakisht.

Pretendohet se para dhe pas  armëpushimit, ushtarët rusë hynë në fshatrat etnikë gjeorgjianë, duke bllokuar hyrjet dhe daljet. Forcat osete dhe ushtarë të tjerë dogjën sistematikisht shtëpitë gjeorgjiane dhe fshatra të tërë. Këto forca kryen ekzekutime të shkurtra dhe kërcënuan individë me vdekje nëse nuk pranonin të largoheshin.

Gjeorgjia  procedoi kërkesën e saj në Strasburg një ditë pas ndërprerjes së luftimeve. Në një seancë dëgjimore 2018-ën , Emmerson-i u tha gjyqtarëve: “Fshehtazi thuhet  se  Rusia ka lobuar në public dhe privatisht që të kishte një rezultat të favorshëm.  Pretendohet se Rusia ka kërcënuar se do të shkëputet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Rusia ka këcënuar se nuk do t`i japë më financime gjykatës nëse çështja shkon kundër saj”.

Më shumë se 30 dëshmitarë kanë  dëshmuar. Dëshmitë e tyre përbëëjnë episodet më të tmerrshme të luftës: spastrimi i pretenduar etnik i 20 mijë fshatarëve gjeorgjianë që jetonin në ose pranë Osetisë së Jugut, të cilët u dëbuan dhe u dogjën nga shtëpitë e tyre. Ka dëshmi edhe për sulmin vdekjeprurës me raketa në qytetin e Gorit dhe torturat e të burgosurve .

Një raketë Iskander SS-26 shpërtheu në sheshin qendror të Gorit më  12 Gusht 2008. Kjo raketë  vrau një gazetar holandez, 11 civilë të tjerë. Provat në  vendngjarje dhe mbetjet e gjetura në trupi i gazetarit identifikuan raketën si ruse.

Zyrtarët ushtarakë rusë që kanë dhënë prova mohuan sulmin. Ata thanë se provat e Gjeorgjisë ishin të rreme, ose që ushtria gjeorgjiane kishte bombarduar njerëzit e saj për të implikuar në mënyrë të gabuar Moskën./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore