Muzikë

Gjë e çuditshme – “Beatles”-at e ndjerë po bisedojnë në Twitter


The Beatles - John Lennon dhe George Harrison

Llogaritë në Twitter të dy anëtarëve të ndjerë të bendit të famshëm anglez “The Beatles”, janë “ngjallur” me cicërima, dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak diskutim, dhe mbi të gjitha ka ngritur edhe një pyetje shumë të rëndësishme.

A po ndryshon e ardhmja e diskursit e yjeve të ndjerë?

Beatles-at, që dikur proklamoheshin si “më të famshëm se Jezui”, tashmë duket se po tentojnë edhe “të krijojnë ringjalljen e tyre”, nga menaxhues të këtyre rrjeteve sociale.

Mbrëmjen e 9 shtatorit, u bë një diskutim shumë i çuditshëm në murin e llogarive në Twitter të George Harrison (i cili ka vdekur qe 20 vite), dhe John Lennon (i cili ka vdekur qe 30 vite).

Edhe pse llogaritë e tyre janë zakonisht aktive me postime promocionale të grupit, tonet e tyre morën kahje tjetër, në atë të diskutimeve reale.

Tweet-at që u bënë ishin pasazhe të marra nga intervista të vjetra ose shkrime, por aty u shfaqën pa citime, pa thojza, vetëm ashtu sikurse të ishte një diskutim për së vërteti, sikurse Harrisoni të ishte duke i shkruar Lennon-it.

“Pasi kaluam përmes asaj LSD-se (drogë halucinogjene) me John-in, që nga ajo ditë që e morëm për herë të parë, nisa ta kuptoja atë plotësisht, dhe mendimet i kishim në linjë me njëri tjetrin”, shkroi Harrison në një tjetër cicërimë.

Derisa vazhdoi edhe të shkruante se “më pëlqente idea që kishin për promovimin e paqes – isha plotësisht për. Që nga ajo kohë kur ishim në festën te dentisti, e dija saktë se si ndihej John-i, dhe s’ishte për t’u habitur që ai ishte njeri i paqes. Për të kjo ishte qef sepse e kishte gjetur njeriun për këtë, Yok-n”.

Kjo ka ngjallur mjaft reagime nga përdorues të Twitter-it, duke shkruar edhe se “Oh zot, po çmendem, në shtator të 2021-ës po dëgjoj George-in”, dhe një tjetër përdorues që shkroi se “lëreni njeriun të pushoj i qetë në paqe, sepse këtë e meriton (duke qenë i vdekur qe shumë kohë)”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore