Lajme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, pritet të ketë edhe dëborë


Ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, pritet të ketë edhe reshje dëbore, me temperatura të ulëta deri -4 gradë celcius.

“Reshje të shiut do të fillojnë sot (të dielën) për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale”, shkruan Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore