Sport

Gjashtë xhudistë nga Kosova do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian


Gjashtë xhudistë nga Kosova do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të xhudos, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë nga data 16 deri më 18 prill.

Më datën 16 prill do të ndeshen: Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kg, Nora Gjakova dhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kg.

Ndërsa një ditë më vonë do të ndeshen: Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kg dhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63kg.

Ditën e diele me datë 18 prill do të ndeshet vetëm Loriana Kuka e cila bënë pjesë në kategorinë deri në 78 kg.

Ndërsa në këtë kampionat do të marrin pjesë 45 shtete me 362 garues, 212 prej të cilëve janë meshkuj ndërsa 150 janë femra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore