Lajme

Gjashtë të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19


Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe 587 të tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar se numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 813 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së 212 pacientë janë shëruar.

Më së shumti raste të raportuara në këtë periudhë kohore ka Prishtina me 203, më pas Prizreni me 45 raste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198.

Kurse numri total i rasteve pozitive është 73.635 ku nëntë mi e 782 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën nëntë persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore