Sport

Gjashtë lojtarët “e mëdhenj” me parametra zero në janar


Merkato e janarit është akoma aktive dhe ka shumë lojtarë që kanë dalë si transferim i lirë, pasi kanë shkëputur ose kanë mbaruar kontratat me ekipet përkatëse.

Alex Teixeira, sulmuesi i majtë brazilian, tashmë 31-vjeç, pas mbarimit të kontratës me kinezët e Jiangsu Suning-ut është një lojtar i lirë. Para gati pesë vitesh dhe para se të shkonte në kampionatin kinez, Teixeira ishte një nga lojtarët më të kërkuar, pas paraqitjeve të mira me Shakhtar Donetsk-un. Për brazilianin në gjithë karrierën e tij janë 429 ndeshje, 172 gola dhe 72 asiste.

Diego Costa, gjithashtu është një lojtar i lirë. Pas shkëputjes së kontratës me Atletico Madrid-in, qendërsulmuesi është në kërkim të një klubi të ri. Në total ka 474 ndeshje, ku ka shënuar 181 gola dhe 71 asiste.

Stephan El Shaarawy po ashtu është lojtar i lirë. Italiani është gati për t’u rikthyer te Roma, megjithatë për shkak të infektimit me Coid-19, negociatat kanë ngecur. Faraoni ka 365 ndeshje në karrierë, ku ka arritur 101 gola dhe 45 asiste.

Hulk-u ka dalë si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Shanghai SIPG-ë. Braziliani tashmë 34-vjeçar është në kërkim të një ekipi të ri. Sulmuesi në karrierë numëron 573 ndeshje, 303 gola dhe 178 asiste.

Jese Rodríguez-i pas përfundimit të kontratës me PSG-në, në 1 janar 2021, ka dalë si lojtar i lirë. Ish-talenti i Real Madrid-it, nuk arriti të shpërthente kurrë, ndonëse në karrierë ka arritur të fitoi edhe dy Liga të Kampionëve, me Real-in. Për spanjollin në gjithë karrierën e tij janë 257 ndeshje, 60 gola dhe 37 asiste.

Bojan Krkiç-i, i cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj të Barcelona-s, nuk shkëlqeu kurrë dhe mes huazimeve e transferimeve të shumta, tashmë spanjolli është lojtar i lirë. Klubi i fundit ku u aktivizua Krkiç-i ishte Montreal Impact-i. Në gjithë karrierën sulmuesi ka 403 ndeshje, 82 gola dhe 37 asiste.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore