Sport

Gjashtë klube e mëdha angleze kërkojnë ndryshimin e strukturës së Premier Ligës


Gjashtë klubet e mëdha angleze që u përfshinë në projektin e Superligës Europiane, tashmë po kërkojnë një tjetër “Superligë”, pasi ajo Europiane pati shumë vështirësi në vënien në zbatim.

Ato kërkojnë që pjesë e Premier Ligës të bëhen edhe dy gjigandët skocez të Celtic-ut dhe Rangers-it.

The Sun raporton se bashkimi i dy klubeve skoceze me Premier Ligën ka të ngjarë të miratohet nga të gjitha palët, përfshirë edhe ato që nuk mbështetën Superligën, pra UEFA, FIFA dhe Qeveria britanike.

Klubet e mëdha të Premier Ligës mendojnë se një ndryshim në strukturën e kampionatit do të sillte më shumë të ardhura, interes më të madh te tifozët, sponsorët dhe transmetuesit televiziv.

Edhe rivalët e Celtic – Rangers janë të kënaqur me idenë e largimit të tyre, sepse do i jepej fund hegjemonisë së dy klubeve në Premiership.

Gjithashtu priten edhe ndryshime në numrin e ekipeve pjesëmarrese në Premier Ligë. Numri i ekipeve mund të ulet nga 20 në 18. Dhe një ide tjetër është ajo e përfshirjes së play-off mes katër ekipeve të para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore