Lajme

Gjasat për “revolucion politik” në Serbi – a është ky fillimi i fundit për Vuçiç-in?


Presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe krimineli famëkeq në Serbi, Veljko Belivuk

Arrestimi i kriminelit famëkeq në Serbi, Veljko Belivuk, ka bërë bujë të madhe, pasi udhëheqësi i grupit mafioz “Jeniçerët” deklaroi para prokurorisë se ai ka kryer shumë punë për vetë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç ka mohuar akuzat, por lajmi ka tronditur opinionin publik në Serbi.

Madje sipas njohësit të zhvillimeve atje, Fatmir Sheholl-it, nga këto zhvillime mund të ndodhë ndonjë revolucion politik.

Ndërsa gazetarja e mediumit opozitar serb Danas, Katerina Zivanoviç, në një intervistë për Albanian Post, deklaron se do të jetë e vështirë të sigurohen prova kundër Vuçiç, meqë institucionet e drejtësisë atje janë të kapura nga vetë presidentin serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore