Lajme

Giorgia Meloni dhe politika e veshjes së pushtetit


Kryeministrja e parë grua e Italisë vishet me “Armani”.

Nisi në fund të tetorit, kur Giorgia Meloni, themeluesja e partisë së djathtë “Fratelli d’Italia” fitoi zgjedhjet kombëtare.

Meloni veshi tri kostume të errëta “Armani” në tri ditët e tranzicionit zyrtar të pushtetit nga Mario Draghi tek ajo.

Kryeministrja kishte veshur një kostum me një këmishë të zezë për fotografinë e saj të parë zyrtare me ministrat e saj, dhe një me këmishë të bardhë për takimin e dorëzimit me Draghi-n.

Dhe kështu vijoi.

Meloni veshi një kostum “Armani” gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së parë të kabinetit të saj, kur njoftoi, ndër të tjera, për goditje të reja ndaj festave të paligjshme natën vonë.

Dhe ajo u shfaq sërish me “Armani” për takimin e saj të parë me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel javën e kaluar.

Ajo e ka veshur “Armani-n” aq shpesh në një kohë relativisht të shkurtër, saqë, së bashku me flokët e saj bionde e të drejtë, pamja ka filluar të duket si një uniformë e zyrës.

Meloni po ripërcakton imazhin e Italisë për botën dhe në këtë kontekst, çdo zgjedhje ka rëndësi.

A blonde woman wearing a white turtleneck under a navy suit jacket gestures while speaking.

Kjo përfshin zgjedhjen për t’u përshtatur vizualisht me veshjet e njohura komode dhe me një markë që është një shtyllë e strukturës së veshjes së pushtetit.

Ishte shtator, kur italianët po përgatiteshin të shkonin në votime dhe Java e Modës në Milano po fillonte me një hov të plotë.

Një numër stilistësh iu drejtuan Instagramit, duke u kërkuar ndjekësve të tyre të votonin – për lirinë, çiltërsinë dhe përparimin.

Pierpaolo Piccioli i “Valentino-s”, për shembull, postoi një deklaratë të gjatë ku thuhej se “shpresoj që të gjithë nga 18 vjeç e lart do të jenë gati të votojnë 25 shtatorin e ardhshëm, sepse nuk duhet të tërhiqemi asnjë milimetër nga të drejtat e fituara”.

Më pas ishte Donatella Versace e “Versace-s”, e cila postoi një zemër me ngjyrat e flamurit italian dhe shkroi: votoni për të mbrojtur të drejtat e fituara tashmë, duke menduar për përparimin dhe me një sy në të ardhmen.

E radhëz ishte Stella Novarino e “Stella Jean”, e cila rrëmbeu një mikrofon pas shfaqjes së saj të pranverës 2023 muajin e kaluar dhe e nxiti audiencën e saj të shkonte në votime sepse “kur bëhet fjalë për të drejtat civile dhe të drejtat e njeriut, ne të gjithë jemi pjesë e së njëjtës parti”.

Pasi u bë e qartë se koalicioni i Meloni-t kishte fituar dhe lindën pyetjet se kush mund ta vishte kryeministren e re, askush nuk donte të fliste për këtë — ose të dilte publikisht vullnetar për këtë detyrë.

Kreu i Camera della Moda, organi tregtar i modës italiane, nuk pranoi të komentojë.

A blonde woman wearing a dark suit with a dark shirt underneath walks down the hall of a building with columns and tile floors.

Kjo ka rëndësi sepse deri në një farë mase zgjedhjet e veshjeve të çdo politikani janë një deklaratë qëllimi, një përpjekje për të manipuluar përshtypjet e atyre që i rrethojnë, qoftë me mëngët e këmishave të përveshura për të përcjellë “se po punojnë” apo kostume të bardha pantallonash për të simbolizuar të drejtat e grave.

Meloni vjen në detyrë si përçarëse, si politikisht ashtu edhe personalisht.

Sytë e botës janë drejtuar tek ajo, duke vlerësuar çdo lëvizje të saj.

Veshja, me aftësinë e saj për të përdorur një gjuhë të përbashkët popullore, mund të jetë njëkohësisht një mjet komunikimi strategjik dhe një armë.

Çështja se si të përdoret më mirë nuk është një çështje joserioze ose e kufizuar vetëm te zonjat e para, megjithëse është më e ndërlikuar kur bëhet fjalë për politikanet gra.

Kjo është arsyeja pse dizajnerët kanë luajtur shpesh një rol për të ndihmuar zyrtarët të krijojnë një imazh që lidhet me pozicionimin elektoral, qoftë Ralph Lauren që punon me Hillary Clinton ose Bettina Schoenbach që punon me Angela Merkel.

Por e pyetur për stilin e Meloni-t menjëherë pas zgjedhjeve, Maria Grazia Chiuri, drejtoresha artistike italiane e veshjeve të grave “Dior”, i tha “Milano Finanza Fashion” se “nuk duket sikur ajo ka një strategji, duket sikur ajo zgjedh atë që ajo pëlqen.

Ajo nuk përdor gjuhën e modës.

Të paktën nuk dukej kështu gjatë fushatës, kur Meloni shquhej për ngjyrën e pastelit dhe shpesh shoqërohej me deklaratën e saj të vitit 2019: unë jam Giorgia, jam grua, jam nënë. Unë jam italiane, jam e krishterë.

A blonde woman wearing a light-colored top and a light-green pleated skirt speaks onstage alongside a podium that says “Giorgia Meloni.”

Megjithatë, tani që ajo është në detyrë, zgjedhjet e saj sugjerojnë një traditë të ndryshme dhe një rrjedhshmëri të dukshme me simbolikën e ngulitur në veshje.

Ajo ka adoptuar kamuflimin e status quo-së mashkullore, edhe pse përfaqëson të kundërtën.

Italia është, natyrisht, një vend që e ka kuptuar prej kohësh projeksionin e pushtetit – dhe ideologjisë – përmes veshjes.

Armani është gjithashtu një emër i njohur global dhe një reklamë për joshjen dhe suksesin e “Made in Italy” (prodhuar në Itali) dhe “Made in Italy” është një nga shtyllat e nacionalizmit të Meloni-t.

Ajo madje krijoi një post të ri ministror për “bizneset dhe ‘Made in Italy’”.

Duke veshur Armani, Meloni në mënyrë implicite bashkon fuqinë e markës me të sajën.

Marrë nga “New York Times”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore