Libra

Giordano Bruno “martir i shkencës”


Nietzsche shkruante se duhet “t’i ndërtojmë shtëpitë në shpatet e malit Vesuvius”, e pikërisht nga malet e Vesuvius vie guximtari më i madh në pas-errësirën e “Mesjetës së Errëshme”, Giordano Bruno.

Një djalë i ri, me mendje të veshur me briliancë, dhe të zhvilluar para se bota të ishte gati për “heretizmin” shkencor të tij.

Një djalë i ri që nuk ishte kurrë gati ti pranonte ortodoksitë kishtare dhe dogmën e errët mesjetare.

Ai u përndjek për mendimin e tij shkencor, racional, të lirë, dhe fati i tij u rrënjos përgjithmonë si martir i parë i shkencës dhe filozofisë, që synoi të largohet nga kthetrat e autoritetit dogmatik dhe bestytnor.

Ai u arrestua nga Inkuizicioni në Venecia. Pati dy gjyqe tmerrësisht të gjata, dhe tetë vite burg, dhe kur në fund e përcollën për në Campo dei Fiori, aty e dogjën për së gjalli.

Gaspar Schoppe, ishte dëshmitar në gjyqin e fundit të Brunos, dhe raporton për dënimin e tij me vdekje. Ai shkruan se “Ai (Bruno) nuk ktheu përgjigje tjetër përveç, me një ton si kërcënues, i’u tha ekzekutuesve – Ju keni më shumë frikë që ta kryeni këtë dënim se sa që kam unë ta pranoj ”.

Dame Frances Yates në librin e tij “Giordani Bruno dhe Tradita Hermetike” (1964) shkruan se “Bruno në historinë e mendimit dhe shkencës është i famshëm kryesisht jo vetëm për pranimin e teorisë së Kopernikut, por më shumë për kërcimin e tij të jashtzakonshëm imagjinatiuv me të cilin ai ia bashkoi idenë e pafundësisë Universit Kopernikan, një zgjatje e teorisë  së Kopernikut që ai nuk e kishte bërë”.

Nuk është e qartë nën çfarë bazash është dënuar Bruno, vetëm se në akuzë përfolen tetë akuza për herezi prej të cilave ai kishte refuzuar kategorikisht të hiqte dorë, por akuzat e detajuara janë zhdukur kur Napoleon Bonaparta me ushtrinë e tij i kishin vjedhur arkivat e Vatikanit. Krejt çka mbeten janë disa fjali të akuzave për herezi në të cilen tregohen implikimet fatale të teorive të Brunos ndaj fesë.

Fizikani Brian Cox në veprën e tij “Universi Njerëzor” shkruan se “kontributet e tij [Brunos] në shkencën janë shumë të diskutueshme. Ai ishte më shumë luftëtarë i mendimit të lirë se sa një proto-shkencëtar”.

Giordano Bruno ishte i magjepsur nga teoria heliocentriste e universit të Nikolla Kopernikut, dhe e ndiqte si model jetësor të shkencës. Në një vepër të tij ai shkruan se “Kush është ai që e kupton mjaftueshëm veprën e madhe të këtij gjermani, dhe ta lavdojë?, Ai nuk mori në konsideratë rrjedhën e besimeve të tufave të budallenjëve? Kush nuk do ta konsideronte atë në mesim e atyre të cilëve, me gjenialitet të lumtur, ka arritur ta ngrisë veten dhe të qëndrojë drejtë, i udhëzuar nga syri i Inteligjencës Hyjnore?”

Bruno e kishte gabim se mendonte që Koperniku ishte gjerman kur ai në fakt ishte polak.

Megjithatë marrë parasysh rrethanat e kohës, librat e Kopernikut ishin në “Index Libororum Prohibitorium”, listën e librave të ndaluar.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore